Lufta e hapur që ka me drejtuesit e PSG-së në lidhje me rinovimin e kontratës është hedhur pas krahëve nga Kilian Mbappe. Ylli francez është arratisur për një fundjavë relaksuese në brigjet e Sardenjës. Mbappe fillimisht u pa duke zbritur nga një avion privat luksoz së bashku me një mik përpara se të shkonte në një bar veror në plazh.