Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjermani, ku një pensionist gjerman është gjobitur me rreth 250 mijë euro pasi mbante në shtëpinë e tij një tank të Luftës së Dytë Botërore. 84 vjecari, dikur me profesion ekonomist mbajti Panzerin dhe armën 88 mm në një bunker nën shtëpinë e tij në Heikendorf, afër qytetit verior të Kiel. Panzeri ishte një nga tanket më të tmerrshëm të Luftës së Dytë Botërore dhe u konsiderua si ndoshta më i miri për luftimet në fushëbeteje.