Ngjarjet e rënda kriminale, me autor Dan Hutrën, kanë tronditur vendin mbarë, teksa në orët e pasdites ka reaguar edhe deputeti Erion Braçe. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe e ka cilësuar krimin si një dështim të një shoqërie që nuk e do gruan të lirë, të barabartë dhe vendimmarrëse në jetën e përditshme, por që e shan, e poshtëron, e përdhunon dhe e vret atë.