Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Gjergj Hani është paraqitur në qendrën e votimit ku edhe ka votuar. Ky i fundit, pas kryerjes së procedurave të identifikimit, ka hedhur votën e tij në kutitë e votimit, ndërsa ka përshëndetur të pranishmit. Pas votimit Hani ka falenderuar mediat që po pasqyrojnë këtë ngjarje që sipas tij është e jashtëzakonshme.