16 maji do të jetë dita kur parlamenti do të votojë për emrin e ri të Presidentit të Republikës, seancë e cila do të mbahet në orën 17:00. Ndonëse pa votat e opozitës, Konferenca e Kryetarëve vendosi që në të njëjtën datë në orën 10 të mblidhet Komisioni i Ligjeve për të shqyrtuar kandidaturat, të cilat duhet të jenë regjistruar në Kuvend më 15 maj. Edhe mbledhja e kësaj të marte u zhvillua me debate, ku Spiropali i ka konsideruar kushte kriteret e drafti të propozuar nga Alibeaj.