Për shkak të reshjeve të shiut dhe lagështisë, mbrëmjen e djeshme u krijuan vështirësi në lëvizjen e trafikut në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Një sasi gurësh ra nga mali, duke bllokuar rrugën për më shumë se një orë. Për të zgjidhur situatën, ndërhynë mjetet e bashkisë së Himares dhe zjarrëfikësit, të cilët punuan për pastrimin e rrugës nga gurët.