Gjykata e Shkodrës ka liruar 8 të rinjtë e arrestuar dy ditë më parë pasi akuzoheshin se kishin mashtruar qytetarët e huaj përmes call centerave. Të gjithë këta punonjës janë lënë të lirë, ku u është caktuar masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin për faktin se të arrestuarit nuk ishin në dijeni të skemës së mashtrimit.