Dy persona ranë në prangat e policisë Tiranë, pasi mashtronin shtetas të huaj, përmes një subjekti call center, për të investuar në bursa fiktive. Një tjetër u arrestua, pasi mashtronte dy të arrestuarit me qëllim përftimin monetar, duke iu premtuar se do t’i mbronte nga Policia, ndërsa një shtetas tjetër, punonjës i subjektit call center u procedua penalisht. Në kuadër të operacionit Last call, u vendosën në pranga Eduart Spasari, Fatmir Qershori dhe Mariglen Karaj.