Oficerët e policisë së Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar në Greqi, kanë finalizuar një operacion në shkallë të gjerë në dhjetra pika karburantesh në gjithë vendin, ndaj goditjes së kontrabandës së karburantit. Pikat dhe depot e benzinës në Atikë, Selanik, Arta, Trikala, Larisa, Katerini, Volos dhe Lakonia ishin vënë nën mbikqyrjen e autoritetev prej kohësh. Në kuadër të operacioni, janë kryer 22 arrestime dhe kanë pezulluar funksionimin e disa pikave të karburantit, pasi u zbulua mashtrim kundër klientëve për evazion fiskal duke përdorur dokumente fiktive dhe pastrim parash. Autoritetet bëjnë me dije se janë sekuestruar gjithashu shuma të mëdha parash.