Top News -Mashtroi policitë e dy shteteve për 8 muaj / Si u zbulua që Davide Pecorelli ishte gjallë
19/09/2021 13:37

Mediat italiane kanë zbardhur detaje në lidhje me lëvizjet që çuan në zbulimin e biznesmenit Davide Pecorelli, tetë muaj pas zhdukjes së tij. Mësohet se Pecorelli i kishte marrë të gjitha masat për të bërë një jetë të dytë, pasi kishte ndryshuar identitetin dhe kishte siguruar dokumente rumune. Por, mbetja pa para, do të bënte që 45-vjeçari të drejtohej në bankomat për të tërhequr të hollat që i duheshin. Për herë të parë pas tetë muajve, më 12 shtator karta e kreditit e Davide Pecorelli u aktivizua. Për këtë gjë u informua partnerja e tij me anë të një mesazhi nga banka dhe bashkëpunëtori shqiptar, duke qenë se të dy kishin akses në këtë llogari. Bashkëpunëtori shqiptar i biznesmenit vuri në dijeni autoritetet për lëvizjen e llogarive dhe i orientoi ata drejt ishullit Giglio. Pas disa ditësh nën vëzhgim, biznesmeni do të përballej me një tjetër telash. Motori i gomones që ai kishte marrë me qira si rumun mori flakë dhe 45-vjeçari u detyrua të kërkonte ndihmë. Personi i parë që e pa, e njohu me njëherë dhe lajmëroi policinë. Kjo dëshmi ishte mjaft thelbësore dhe karabinierët prangosën Pecorellin një ditë më parë. Biznesmeni e kaloi natën në stacionin ushtarak, duke refuzuar të jepte të dhënat e tij personale, kur u gjet nga ushtarët e Piombino, por shenjat e gishtave që iu morën të nesërmen zbuluan inskenimin. Pecorelli është marrë në pyetje, por pritet që nesër pasdite të dalë para prokurorëve të Perugia-s, për të dhënë llogari në lidhje me identitetin fals që ka përdorur.

Top News – Shabani, Avokat i Popullit. Merr detyrën, Erinda Ballanca ikën pas 8 vitesh
19/12 21:45
Top News – Dy aksidente, tre të plagosur. Fier e Lezhë, katër mjete përplasen në rrugë
19/12 20:00
Top Channel/ 23 vite “Fiks Fare”/ Investigime dhe transparencë, zëri që sfidon padrejtësitë
19/12 19:57
Top Channel/ Spak i komunikon mbylljen e hetimeve, Benet Beci zyrtarisht i pandehur
19/12 19:42
Top Channel/ 16 mijë faqe akuza Ballukut/ Shtyhet vendimin për imunitetin, USB merret nga deputetët
19/12 19:40
Top Channel/ Benzi përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat, lëndohet drejtuesi i mjetit bujqësor
19/12 18:41
Top News – ‘Do apo nuk do e majta’. Meloni: Ujdia me Shqipërinë do të funksionojë!
19/12 18:27
Top News – Benet Beci në SPAK. 2 orë për dosjen me akuzat për tenderin e KESH
19/12 18:14
Top News- Gati të rihapet TikTok, Rama e konfirmon për Politico, zbulon detaje
19/12 17:14
Top News- Kryen tre vjedhje brenda javës/ Arrestohen autorët, dalin pamjet e kamerave të sigurisë
19/12 17:12
Top Channel/ Pas dy orësh në Spak, Benet Beci del nga Prokuroria e Posaçme
19/12 17:11
Top News- Balluku, shtyhet mbledhja/ Debate në këshillin e mandateve, SPAK tregon provat
19/12 16:19
Top News- Kakavija e bllokuar për disa orë, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat
19/12 16:12
Top News – Ceremonia e diplomimit në KPGJT. Investim në arsimin profesional e të ardhmen e të rinjve
19/12 15:38
Top News- “Syri magjik” monitorim çdo lëvizjeje, vrasësit nuk shpëtojnë, qytetet me kamera
19/12 15:37
Top Channel/ Sot mori detyrën në krye të SPAK, Klodian Braho e nis me Ballukun, mbron në Kuvend…
19/12 15:27
Top Channel/ Tritol në makinë/ Tiranë, po hetohen të gjitha lidhjet e pronarit të mjetit
19/12 15:22
Top Channel/ Rama: Do të hapim Tik Tok. Ndalimi nuk zgjat. Kemi bërë partneritet me platformën
19/12 15:13
Top Channel/ Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
19/12 15:12
Top News- Arrestohet ekstremisiti shqiptar i Bandës së Çekiçve, plagosi neonazistët në Budapest
19/12 13:36
DIGITALB DIGITALB