Gjykata e Apelit të Posaccëm ka rrëzuar sërish kërkesën e Arben Meskutit për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Ky i fundit mbahet në paraburgim për dosjen e Mikrokredive, nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Meskuti është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale.