Një operacion i Policisë së Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili u kap pas një kallëzimi nga një qytetare, e cila kishte rënë pre e mashtrimit të tij. Bëhet me dije se i riu, i cili u prezantua si agjent imobiliar, kishte marrë një shumë parash nga shtetasja për t’i gjetur një banesë me qira, por nuk e kishte përmbushur marrëveshjen. Pas denoncimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin "Implikimi" dhe arrestuan 34-vjeçarin.