Krahas sistemit të adresave, qeveria vendsoi edhe reformimin e sistemit të gjendjes civile. Me ndryshimet ligjore shtohet numri i shërbimeve që ofrohen online, me përjashtim të shërbimeve sikurse është lidhja e martesës që do të vijojë në formë tradicionale, për të frenuar martesat fiktive. Ministri i brendshëm, Taulant Balla nënvizoi se çështja e martesave fiktive është adresuar në ndryshimet që sjell ligji.