Një nga drejtuesit e platformës ndërkombëtare Everfx, e cila dyshohet se mashtroi qindra mijëra njerëz në mbarë botën me 2.4 miliardë euro me kriptovaluta false, është arrestuar në aeroportin e Barcelonës. Kreu i grupit në Spanjë është arrestuar sapo ka shkelur në territorin katalanas, pasi ka fluturuar drejt Barcelonës me një fluturim nga Rumania.