Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj kompanisë ‘Tibo’ dhe pronarit të saj, Adnand Mahmutaj, që akuzohet për mashtrim, pastrim parash, fshehje e të ardhurave dhe mospagim taksash. Prokuroria thotë se hetimet kanë nisur pas denoncimit të bërë nga një biznesmene shqiptaro-gjermane, ku është zbuluar mashtrimi me vlerë 2.2 mln euro me autor Adnand Mahmuti, administrator dhe ortak i shoqërive “Magoëare” sh.p.k., “Tibo” sh.p.k., “Tibo AL” sh.p.k., “Tibo Communication” sh.p.k. dhe “Oversport” sh.p.k.