Banka e Shqipëirsë vendosi për të revokojë licencën për shoqërinë Final dhe Micro Credit Albania pas akuzave të ngritura nga prokurroia për drejtuesit e këtyre institicuoneve financiare jobanka që merreshin me skema mashtrimi kundrejt personave që kishin kredi të këqia. Vendimmarrja e Bankës u mor në bazë në dispozitave ligjore dhe rregullative në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka, të cilat parashikojnë, ndër të tjera, rastet e revokimeve të licencave kur subjektet e licencuara nuk vazhdojnë të plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar.