Një skemë mashtrimi ndaj qytetarëve dhe bizneseve të ndryshme është parandaluar nga Policia e Shtetit. Bëhet fjalë për gjoba që I vendoseshin qytetarëve apo bizneseve duke përdorur adresat zyrtare të drejtorëve te ndryshëm të Policisë së Shtetit. “Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët”, njofton ndër të tjera Policia.