Një 30-vjeçar nga Tirana, i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik, është vënë në pranga. Policia bën me dije se i arrestuari është identifikuar si Jusel Mici, 30 vjeç., banues në Tiranë. Sipas hetimeve, ai së bashku me persona të tjerë mashtronin shtetas të huaj dhe i “joshnin” që të investonin në kriptovalutë.