Një skemë mashtimi me investime në bursa fiktive, vendosi në prangat e policisë së Tiranës tre shtetas. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizoi operacionin e koduar ‘Snake’, pas të cilit u gjurmua dhe u evidentua gjithë veprimtaria kriminale e grabitjes së parave të shtetasve të huaja përmes premtimit të investimit në bursat ndërkombëtare, investime të cilat nuk u kryen kurrë.