Komisioni Evropian ka konfirmuar se të gjitha masat financiare ndaj Kosovës mund të hiqen brenda disa javësh, sapo të përfundojnë procedurat në strukturat e Brukselit. Sipas Drejtorisë për Zgjerim, së bashku me pjesën e masave që tashmë janë hequr, për Kosovën do të lirohen mbi 400 milionë euro. Aktualisht po punohet në fazën e programimit dhe kontraktimit. Drejtori i Drejtorisë për Zgjerim, Jan Koopman, është shprehur se mjetet financiare do të lirohen sapo marrëveshjet përkatëse të ratifikohen, një proces që deri më tani ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së institucioneve funksionale.