Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj zhvilloi një takim me kryetarët e komunave, me të cilët diskutoi rreth hapave që duhen ndërmarrë për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Zemaj tha se kurba e rasteve të fundit kërkon kujdes të shtuar dhe aktiv.