Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi priti në një takim në Prishtinë, të dërguarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Detajet për takimin i dha vetë zyra e Bilsimit nëpërmjet një komunikate, ku sqarohet se ndër të tjera, zëvendës-kryeministri i Kosovës theksoi rëndësinë e heqjes së masave ndëshkuese që Bashkimi Europian ka vënë ndaj vendit.