Policia e Tiranës njofton se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së thirrur nga Partia Demokratike pasditen e kësaj të diele. Ndonëse protesta e PD është thirrur për në orën 18:00, policia thotë se ka bllokuar prej orës 09:30 minuta qarkullimin e automjeteve në pjesën e Bulevardit të Tiranës, nga ura e Lanës deri te kryqëzimi pranë Presidencës. Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.