Policia italiane ka tashmë një të dyshuar për vrasjen e shqiptarit Bledar Dedja, që u masakrua me thikë dhe u gjet gjysmë i zhveshur në një zonë të izoluar në Treviso të Italisë në datën 21 janar. I mituri vetëm 17 vjeç është arrestuar nga autoritetet italiane dhe priten hetime në vijim për të mësuar më shumë mbi ngjarjen e rëndë.