Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Millosh Pleskoviçin dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë. Sipas gjykatës Pleskoviç u shpall fajtor për pjesëmarrje në vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve në qytetin e Prizrenit, në bashkëpunim me një grup të armatosur serb. Dokumenti i gjykatës përshkruan detaje të rënda, përfshirë pamundësinë e familjarëve për të marrë trupat e viktimave për një javë dhe gjendjen e masakruar të trupave.