Në Kosovë janë rikthyer të enjten viktimat e masakrës së Rezallës, të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë. Krerët e institucioneve të Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdare kanë bërë homazhe para arkivoleve me eshtrat e kosovarëve që u gjetën në Kizhevak të Serbisë. Instituti i Mjekësisë Ligjore do të ekzaminojë sërish këta trupa, më pas do të organizohet ceremonia e varrimit.