Në 25-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, presidenti Ilir Meta ka kujtuar këtë ditë nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale. Meta thekson se kjo është një ngjarje për të mos u harruar kurrë dhe përcjellë ndër breza mesazhin që mizori të tilla të mos ndodhin më.