Kuvendi u është drejtuar me një shkresë disa institucioneve, ku kërkon informacione në lidhje me lirimin e Dan Hutrës, autorit të vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në Kamëz dhe nëse kanë funksionuar mekanizmat e parandalimit të tragjedive të tilla. Shkresa është drejtuar nga Komisioni i Ligjeve dhe mban firmën e kryetares së saj, Klotilda Bushka. Në të i kërkohet informacion Inspektorit të Lartë të Drejtësisë mbi masat e marra për verifikimin e përgjegjësive të mundshme disiplinore të prokurorëve dhe gjykatësve, ku janë shqyrtuar dosjet e Dan Hutrës.