Në GJKKO u zhvillua seanca e radhës e dosjes Plumbi I Artë, aty ku për herë të parë dëshmoi bashkëpunëtori tjetër I drejtësisë, Erion Alibej I njohur dhe me nofkën “Krymi”. Ai tregoi se si u njoh me Nuredin Dumanin të penduarin tjetër të drejtësisë dhe se si lindën konfliktet mes grupeve kriminale në Elbasan që sollën dhe shumë viktima, mes të cilave masakra e Bradasheshit. Ai tregoi se përplasja me Çopajt lindi për një ngarkesë droge, pasi ata njihehsin dhe më herët edhe kishin bashkëpunuar bashkë. Ai rrëfeu dhe momentin kur iu vra I vëllai.