32 vite nga masakra e fundit e komunizmit shqiptar, Partia Demokratike kujtoi katër dëshmorët e demokracisë që mbetën të vrarë në masakrën e 2 prillit. Mesazhi i kryedemokratit Alibeaj ishte i qartë. Sipas tij, zgjatimet e komunizmit po mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë ndaj ka ardhur momenti për t’u shkëputur nga kulti i individit.