Top News – Masakër në Ukrainë, bombardohet burgu / Të pakën 22 viktima, mbi 40 të plagosur
29/07/2025 12:50

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur në sulmet që Rusia kreu gjatë natës ndaj Ukrainës, thanë zyrtarët rajonalë më 29 korrik. Rusia kreu tetë sulme në rajonin e Zaporizhias, duke goditur një burg, tha Ivan Fedorov, kreu i administratës ushtarake. “Gjashtëmbëdhjetë persona janë vrarë, 35 janë plagosur”, tha ai në Telegram, duke shtuar se ndërtesa e burgut është shkatërruar si dhe shtëpitë përreth janë dëmtuar. Për persona të vrarë dhe të plagosur është raportuar edhe në rajonin e Dnipropetrovskut, sipas zyrtarëve rajonalë. Një sulm me raketa në qytetin Kamjanske vrau dy persona, plagosi pesë të tjerë dhe dëmtoi një spital, njoftoi në Telegram kreu i administratës ushtarake rajonale, Sergiy Lysak. Një person tjetër u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm në rajonin e rrethit Sinelnikivski, shtoi ai. Në një sulm tjetër në Velikomihajlivska, natën e së hënës, “një grua 75-vjeçare u vra. Një burrë 68-vjeçar u plagos. Një shtëpi private u dëmtua”, shkroi ai në Telegram. Në jug të Rusisë, ndërkaq, një person u vra pas një sulmi ukrainas me dronë, tha ushtruesi i detyrës së guvernatorit rajonal. “Një makinë është dëmtuar në rrugën Ostrovski. Fatkeqësisht, shoferi i makinës humbi jetën”, tha Yuri Slyusar, ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Rostovit. Kievi po përpiqet të zmbrapsë ofensivën verore të Rusisë, e cila ka shënuar përparime të reja në zona që nuk kishte pasur shumë luftime që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022. Gjatë fundjavës, ushtria ruse tha se forcat e saj kishin “çliruar vendbanimin Malijevka” në Dnipropetrovsk, disa javë pasi kishin marrë nën kontroll fshatin e parë në këtë rajon. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump të hënën i dha Moskës një afat prej “rreth 10 ose 12 ditësh” për të përfunduar konfliktin në Ukrainë, përndryshe do të përballet me sanksione të ashpra. Paraprakisht gjatë këtij muaji, Trump i kishte dhënë afat palëve 50 ditë për të arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës.

Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23
Top Channel/ Blegtorët në protestë për subvencione, kërkojnë rritje financimi dhe naftë
07/04 15:22
Top Channel/ Ndryshon Ligji për pastrimin e parave, deputetët votojnë draftin
07/04 15:16
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 15:13
Top News-’14 milionë iranianë, gati të vdesin’. Presidenti Pezeshkian sfidon Trump-Edhe unë në listë
07/04 14:48
Top News- Qeni sulmon 4-vjeçaren në Vlorë/ E mitura përfundon me plagë të rënda në spital
07/04 14:36
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News- Astiri, me shkollë nga shtatori / Godina për 9-vjeçaren, do mirëpresë 1 mijë nxënës
07/04 14:08
Top News- Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun/ LDK: Kërkesën po e shndërron në sulm publik
07/04 13:49
Top Channel/ Pitbulli sulmon të miturën në Vlorë, Punëtori që e shpëtoi: E kafshoi në kokë…
07/04 13:34
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30