Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qendër të qytetit të Shkodër në ambientetv e një lokali. Sipas të dhënave paraprake 1 person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një breshërie plumbash që u derdh mbi një lokal. Raportohet se viktimë e këtij atentati ka mbetur Armando Pali teksa ka mbetur i plagosur Eugen Vaso dhe një kamerier. Ende nuk dihet dinamika e ngjarje apo sa persona kanë marrë pjesë në këtë atentat. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë bllokuar hyrje daljet e qytetit