Reduktimi i qarkullimit të parave cash dhe rritja e terminaleve POS, në të gjitha pikat e shitjeve janë dy strategjitë kryesore të qeverisë shqiptare për katërvjeçarin e ardhshëm. Qarkullimi i parave jashtë sistemit bankar, është një fenomen, i cili rrit mundësinë e qarkullimit të parave të përfituara në mënyrë të paligjshme, si dhe mundësinë që bizneset shqiptare të mos i deklarojnë të gjitha të ardhurat, për t’ju shmangur tatimit mbi të ardhurat, duke krijuar kështu evazion fiskal.