Princ Leka II ka kurorëzuar dashurinë me Blerta Celibashin në një ceremoni private. Lajmi u bë publik nga Oborri Mbretëror Shqiptar, së bashku me fotografinë zyrtare të çiftit, realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki, një vend i zgjedhur për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Geraldinë. Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen rreth një vit më parë, ndërsa fejesën e shpallën në tetor të vitit të kaluar, në një ceremoni gjithashtu në mënyrë private në Ksamil. Ata jetojnë në Tiranë dhe muajt e fundit janë angazhuar në përgatitjet për martesën. Princi ka një vajzë nga martesa e parë, princesha Geraldinë, e lindur në vitin 2020 dhe e pagëzuar me emrin e Mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë.