Në parlamentin grek po debatohet për projektligjin për martesat e çifteve të të njëjtit seks dhe lejimin e tyre që të birësojnë fëmijë, teksa për këtë çështje ka ndërhyrë sërish edhe kryepeshkopi grek Ieronimos. Ky I fundit më herët ka mbajtur qëndrim tërësisht kundër dhe ka kërkuar që projektligji të mos miratohet, teksa në apelin e kësaj të mërkure ka kërkuar një votim të hapur.