Punëtorë dhe aktivistë, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve në Prishtinë me kërkesa për përmirësimin e kushteve të punës. Në marshin e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, pjesëmarrësit u nisën drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë me pankarta të shumta.