Molotovët dhe fishekzjarrët të protestuesve demokratë kësaj here u hodhën në ish-vilën e Diktatorit Enver Hoxha. Për disa minuta protestuesit “bombarduan” godinën në shenjë revolte por dhe si një simbolizim të qëndrimit të tyre, se kryeministri Rama ka vendosur regjimin në vend. Protesta e pesë kombëtare, nisi si një marshim por që shumë shpejt duket se u kthye në një luftë guerrilëse mes policiëve dhe protestuesve. tensionet nisën në zonën e ish-Bllokut, ku policia hodhi ujë me presion ndërsa protestuesit u kundërpërgjigjën me molotovë e fishekzjarrë.