Pas reagimit të Serbisë zyrtare nëpërmjet Presidentit Aleksandër Vuçiç, për nënshkrimin e deklaratës trilaterale në fushën e mbrojtjes, mes Shqipërisë, Kosovës e Kroacisë, që e konsideronte si një garë në armatim, kanë ardhur të tjera reagime. Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka komentuar marrëveshjen e mbrojtjes të nënshkruar më 18 mars në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Sipas Shae, kjo nuk është një marrëveshje kundër Beogradit, siç po komntohet nga Serbia, por synon forcimin e bashkëpunimit rajonal.