Ekspozita botërore Dubai 2020 mblodhi këtë të mërkurë në Dubai, përfaqësuesit e 192 shteteve të botës, mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me një delegacion prej katër ministrash të kabinetit qeveritar. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama rikujtoi ndihmën që mbërriti nga Dubai pas tërmetit që tronditi Shqipërinë si dhe nënvizoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve.