Gjermania dhe Kanadaja kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për prodhim dhe transportim të hidrogjenit. Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministrat e Ekonomisë së të dyja shteteve, në praninë e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrit kandaez, Justin Trudeau në qytetin kanadez, Stefenvill. Trudeau e ka konsideruar nënshkrimin e marrëveshjes si “hap historik drejt të ardhmes së përbashkët”. “Shënjestra jonë është e qartë: të punojmë drejt eksporteve fillestare të hidrogjenit kanadez në Gjermani deri më 2025”, ka thënë Truedeau.