Armenia dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord të bashkëpunojnë në sektorin bërthamor civil, ndërsa Uashingtoni kërkon të forcojë lidhjet me një ish-aleat të ngushtë të Rusisë, disa muaj pasi ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje në Kaukazin Jugor. Një deklaratë mbi marrëveshjen në sektorin bërthamor u nënshkrua nga kryeministri armen Nikol Pashinyan dhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, i cili ndodhet në një vizitë dy-ditore në vend. Të dy thanë se kishin përfunduar negociatat mbi atë që njihet si Marrëveshja 123, e cila e lejon SHBA-në të licencoë ligjërisht teknologjinë dhe pajisjet bërthamore për vende të tjera.