Top News – Marrëveshje 100 vjeçare me Ukrainën / Starmer në Kiev, diplomacia ‘me marsh të pestë’
16/01/2025 12:08

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka mbërritur në kiev këtë mëngjes dhe do të nënshkruajë atje një partneritet shekullor me Ukrainën, në vizitën e tij të parë në vendin e shkatërruar nga lufta në një përpjekje për të forcuar mbështetjen për Kievin, vetëm disa ditë përpara kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Starmer tha se marrëveshja 100-vjeçare nënvizon "mbështetjen e palëkundur" të Britanisë për Ukrainën, ndërsa ai përsëriti nevojën e unitetit evropian përballë agresionit rus. Traktati dhe deklarata politike do të dërgohen në parlament në javët e ardhshme. "Ambicia e Putinit për të larguar Ukrainën nga partnerët e saj më të afërt ka qenë një dështim strategjik monumental. Në vend të kësaj, ne jemi më afër se kurrë dhe ky partneritet do ta çojë atë miqësi në një nivel tjetër," tha kryeministri. "Fuqia e miqësive tona afatgjata nuk mund të nënvlerësohet. Mbështetja e Ukrainës për të mbrojtur veten nga pushtimi barbar i Rusisë dhe për të rindërtuar një të ardhme të begatë, sovrane, është jetike për sigurinë e qeverisë dhe Planin për Ndryshim." Ai shtoi se është "shumë e rëndësishme që të sigurohemi që Ukraina të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm" dhe marrëveshja 100-vjeçare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës "është një deklaratë e vërtetë e qëllimit tonë për angazhimin afatgjatë" ndaj Ukrainës. Vizita e kryeministrit është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga ana e liderëve evropianë për të mbështetur Kievin, ndërsa ata zgjerojnë diskutimet mbi sigurinë rajonale përpara dorëzimit të pushtetit në Uashington. Presidenti Volodymyr Zelensky u takua të mërkurën me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk. Stuhia e aktivitetit diplomatik vjen pasi konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë është intensifikuar përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur Trump, me Vladimir Putin që përpiqet të marrë sa më shumë territor që të jetë e mundur përpara bisedimeve të pritshme të paqes. Keir Starmer ka takuar liderin ukrainas gjashtë herë, ndërkohë që e ka pritur atë dy herë në doëning street që kur mori detyrën në korrik.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58