Teksa Serbia e konsideron deklaratën trilaterale mes Shqipërisë, Kosovës e Kroacisë, si një aleancë ushtarake kundër saj, Shqipëria e konsideroi këtë si viktimizim nga ana e Beogradit. Për këtë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu publikoi edhe deklaratën e nënshkruar mes 3 vendeve tona, ku tha se është një marrëveshje e natyrshme mes 3 vendeve sovrane, e kundër askujt. Por çfarë përmban në vetvete kjo deklaratë e nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes së Shqipërisë, kosovës e Kroacisë.