Kosova ka filluar të strehojë emigrantët e parë të jashtëligjshëm të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, sipas marrëveshjes së arritur me administratën e presidentit Donald Trump, ka konfirmuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai tha se një ose dy migrantë kanë mbërritur tashmë, dhe se eshtë pranuar që të pranohen deri në 50 emigrantë.