Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët për në 24 janar. Kushtetuesja i ka kërkuar Këshillit të Ministrave të paraqesë si provë traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë i vitit 1995. Në 13 dhjetor, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Berisha-Bardhi lidhur me marrëveshjen Itali-Shqipëri, e cila konsiderohet nga ata anti-kushtetuese.