Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi këtë të enjte një takim virtual me emigrantët shqiptar në Greqi, ku theksoi se ishte PArtia Demokratike falë të cilës u arrit dakordësia për votën e emigrantëve. Duke u ndalur tek marrëdhëniet me Greqinë, ish-kryeministri u shpreh se Edi Rama nuk ka pyetur për traktatet e miqësisë, vetëm pse ishin nënshkruarnga qeveria Berisha. Kjo sipas tij solli kundërshtimin e marrëveshjes së detit, nga e cila fitonin të dy palët.