Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania i shprehën mbështetje kryeministrit holandez në largim Mark Rutte, për të pasuar norvegjezin Jens Stoltenberg në postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Stoltenberg largohet në tetor, pasardhësi do të marrë detyrën në një periudhë vendimtare të ngarkuar me vazhdimin e mbështetjes së kushtueshme të NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës kundër agresionit rus dhe shpagues së çdo përshkallëzimi që do të mund ta vinte aleancën drejtpërdrejt në një luftë me Moskën. SHBA mbështesin kandidimin e kryeministrit holandez në largim Mark Rutte për të pasuar z. Jens Stoltenberg në krye të NATO-s, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.