Ukrainasit po vazhdojnë të rezistojnë në qytetin e rrethuar të Mariupolit, tha këtë mëngjes presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai hodhi poshtë pretendimet e Rusisë se kanë “çliruar” qytetin-port në Detin e Zi, pas pothuajse dy muajsh të bombardimeve intensive që kanë shkaktuar mijëra vdekje dhe shkatërrim të madh.