Ceceni Ramazan Kadirov, aleat i presidentit rus Vladimir Putin tha se forcat ruse do të kapin bastionin e fundit kryesor të rezistencës në qytetin e rrethuar të Mariupolit këtë të enjte, pasi Ukraina propozoi bisedime për evakuimin e trupave dhe civilëve atje. Mariupol do të ishte qyteti më i madh që do të pushtohej nga Rusia që kur ajo pushtoi Ukrainën tetë javë më parë. "Para drekës ose pas drekës, Azovstal do të jetë plotësisht nën kontrollin e forcave të Federatës Ruse," tha Ramzan Kadyrov, kreu i republikës ruse të Çeçenisë, forcat e së cilës kanë luftuar në Ukrainë, për fabrikën e çelikut.