Shqipëria mori pjesë në Konferencën e pestë ndërkombëtare për marinat e qendrueshme dhe ato inteligjente. Vendi ynë përfaqësohej nga zv.Kryeministrja, Belinda Balluku, që tha se prezantoi planet që Qeveria Shqiptare ka për zhvillimin e kësaj industrie përmes krijimit të një rrjeti marinash, të cilat do të shërbejnë si porta të rëndësishme për zhvillimin ekonomik e turistik të vendit.